I pyetur për zgjedhjet e 30 qershorit që ishin të pazakonta për vendin tonë dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Beqja shprehet se në 30 qershor nuk u hodhën poshtë 28 vite përpjekje të Shqipërisë në rrugën e konsolidimit të demokracisë, ndërsa sa i takon zgjedhjeve të parakohshme sipas Beqjes komisioni i reformës zgjedhore duhet të bëjë disa rregullime, por jo të njëanshme. Ai thekson se këto ndryshime duhet të bëhen me opozitën në mënyrë që të fitohet besimi te njerëzit.
“Unë mendoj se ne në 30 qershor arritëm që të mos hedhim poshtë 28 vite përpjekje të Shqipërisë në rrugën e konsolidimit të demokracisë. Nëse do kishim çeduar, do të kishim hapur një spirale shumë të keqe për zhvillimin e Shqipërisë në vitet e ardhshme.
Para se të flasim për zgjedhje të parakoshme, duhet të flasim për axhendën e Komisionit të Reformës zgjedhore në mënyrë që njerëzit të kenë më shumë besim sesa sot.
Komisioni i reformës ka një sërë gjërash që aty duhen rregulluar pavarësisht se kur bëhen zgjedhjet që njerëzit dhe vetë forcat politike të kenë më shumë besim se sot”.
Po nëse nuk bëhen vetëm nga njëra palë?
“Nuk është e besueshme. Opozita edhe ajo jashtë parlamentare është e ftuar të vijë. Do të duhet t’i presim që kurdo të bëhen pjesë e sistemit normal politik të përballen me rregullat që ky sistem ka pranuar”. /abcnews.al