Reforma, Rama: Duhet tryezë trepalëshe, opozitat të merren vesh me njëra-tjetrën!

schedule20:40 - 7 Korrik, 2020

schedule 20:40 - 7 Korrik, 2020

Pas takimit me Opozitën Parlamentare, kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk kanë arritur që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Po ashtu, kreu i qeverisë u shpreh se mazhoranca është gati që të formulojë një formulë për hapjen e listave.

Rama theksoi se ka një konflikt në themel lidhur me marrëveshjen ndërsa shtoi se nga Marrëveshja mund të shtohet, por nuk mund të hiqet.

Po ashtu, kryeministri u shpreh se që kjo Reformë të kalojë duhet që në parlament të sigurohet një mazhorancë më e madhe se ajo që është aktualisht ndërsa shtoi se PS nuk do  merret me “një proces të kapjes së votave”.

Lexo edhe: Hajdari qëndrim të fortë: Nuk lëshojmë asnjë centimetër, duam lista të hapura

Po ashtu, Rama i bëri thirrje opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare se për Reformën Zgjedhore duhet konsensus trepalësh dhe për ta arritur këtë konsensus shtoi ai, askush nuk  mund të marrë gjithçka që do.

Rama u shpreh:

Jo nuk e gjetëm rrugën e përbashkët sepse kemi një konflikt në themel  që lidhet me marrëveshjen  që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare. Ajo është një bazë mbi të cilën mund të shtojmë por nuk mund të heqim. Jemi të gatshëm të formulojmë një formulë hapje te listave. Të punojmë për ta formalizuar dhe për të arritur në një konsensus trepalësh. Natyrisht që në këtë konsensus askush nuk mund të marrë gjithçka që duan të tre palët. Është e rëndësishme që të gjithë te kenë zë në proces..

E para kemi nevojë për një marrëveshje të gjerë në Kuvend, shumë përtej asaj që kemi. E dyta, PS nuk do të angazhohet në proces kapjeje të një vote këtu e një atje, për një ligj kaq të rëndësishëm. Unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë sesa për këta që janë brenda. Askush nuk ka monopolin. Kam një mesazh: Është e vërtetë që një shumicë dërmuese duan të kenë më shumë zë në proces.

Kjo është më se e qarë. Natyrisht në një proces ku jemi të vendosur te ecim kështu siç jemi, për ne ka shumë rëndësi zgjerimi i aleancës me njerëzit.  Por Marrëveshja është një pengesë  e madhe për anën tjetër, për deputetet aktuale të opozitës dhe ata duhet të pajtohen me idenë që këtë pengesë duhet ta kapërcejnë. Jam me ta për depolitizimin e administratës, por është një koncesion, lëshim shume i madh që ia kemi bërë PD dhe këtë lëshim duhet ta mbajmë ndërsa për të hapur më tutje procesin,miqtë e opozitës parlamentare duhet të kuptojnë ata jashtë Parlamentit…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!