Reciprociteti për targat, Várhelyi: Ulni tensionet, veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje

schedule11:25 - 22 Shtator, 2021

schedule 11:25 - 22 Shtator, 2021

Pas vendosjes së reciprocitetit nga Kosova ndaj Serbisë për targat, një reagim ka ardhur nga Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Várhelyi. Ky i fundit ka mbajtur qëndrim duke thënë se është urgjente që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Mes të tjerash Komisioneri Europian shprehet se dy vendet duhet t’i kthehen dialogut dhe të sigurohet liria e lëvizjes.

Sipas asaj që shkruan në rrjetet sociale Oliver Varhelyi, veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje ndërsa shton se tensionet janë të panevojshme.

“#Serbia #Kosova, është imperativ të ushtroni përmbajtje dhe të zvogëloni tensionet, t’i ktheheni dialogut dhe të siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen.” shkruan Varhelyi.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!