“Realizova ëndrrën e babait”, sulmuesi shkodran lë Vllazninë

schedule14:56 - 8 Janar, 2020

schedule 14:56 - 8 Janar, 2020

Shkëlqeu me moshat, por me ekipin e parë të Vllaznisë ishte e vështirë për të të gjente hapësira. Sulmuesi Belajdi Pusi nuk ishte në listën e trajnerit Mirsad Jonuz, ndërkohë që zbulon përmes rrjeteve sociale se e ka mbyllur bashkëpunimin me klubin “mëmë”.

“Përshëndetje miq ! Nga ky moment nuk do jem më pjesë e KF Vllaznia. Jam krenar që realizova ëndrrën e babait të më shihte me fanellën e Vllaznisë duke shënuar dhe falënderoj ato që më dhanë këtë mundësi. Ishte dëshira ime te largohem.

Vllaznia publikon listën, zbulohen largimet e para

Duke ditur rëndësinë e fanellës, kam vlerësuar çdo sekondë në stërvitje që ta shijoj të paktën 1 minutë në fundjavë. Jam rritur duke ëndërruar ditën që do të vesh këtë fanellë dhe e realizova. Tani është koha për një eksperiencë të re, ku të kem më shumë minuta. I falënderoj të gjithë pa përjashtim. Largohem për t’u kthyer më i fortë. Mirupafshim!”, shkruan Pusi. /abcnews.al

Postimi i Pusit në llogarinë e tij në “Facebook”