Raundi i nëntë i testeve në Premier League, tjetër futbollist me koronavirus

schedule14:53 - 18 Qershor, 2020

schedule 14:53 - 18 Qershor, 2020

Një tjetër rast me koronavirus në Premier League. Sot kanë dalë përgjigjet e raundit të nëntë të testeve mjekësore në ishull dhe vetëm një lojtar ka qëlluar i infektuar.

Plot 1541 futbollistë dhe pjesëtarë të stafeve teknike të skuadrave të kampionatit anglez, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore. Sky Sports UK raporton se një lojtar ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Emri i lojtarit nuk bëhet i ditur, teksa tani do i duhet të nisë një karantinë shtatë-ditore. Më pas mund të testohet sërish dhe mund t’i bashkohet skuadrës në stërvitje nëse rezulton negativ. /abcnews.al