Rashford “rilind” nën drejtimin e Ten Hag, tekniku hollandez: Marcus është në formë shumë të mirë

schedule10:42 - 28 Janar, 2023

schedule 10:42 - 28 Janar, 2023

Kupa e Botës, “Katar 2022”, duket se ka rikthyer “magjinë” e humbur tek “ylli” i Manchester United, Marcus Rashford, me 25-vjeçarin, që ka shënuar plot 10 herë në 10 ndeshjet e fundit, duke u kthyer në një protagonist të padiskutueshëm në arenën e “Old Trafford”.

Për rikthimin në formën e ëndrrave për Rashford, ka folur dhe tekniku i “djajve të kuq”, Erik ten Hag, i cili e vlerëson punën e bërë nga 25-vjeçari si në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

“Unë nuk jam Harry Potter. Bëhet fjalë për besimin e tij. Secili lojtar duhet të fitojë besimin e tij. Ai luftoi për të, ai investoi në të.

Sigurisht, unë dhe stafi im i trajnerëve po sjellim një strukturë të re të lojës, një mënyrë të re që e lejon atë të marrë pozicionin e duhur. Por në fund të fundit, varet nga ai dhe jam i bindur se kur një lojtar ka besim, atëherë lojtari mund të performojë sa më mirë.

Natyrisht, Marcus është në formë shumë të mirë. Ditë pas dite, stërvitje pas stërvitje, ndeshje pas ndeshje, bëhet një gjë e zakonshme”,- theksoi trajneri i Manchester United. /i.m /abcnews.al