Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë drejt një biznesi në Kamëz, vihet në pranga autori 18-vjeçar

schedule21:01 - 26 Qershor, 2026

schedule 21:01 - 26 Qershor, 2026

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi u largua nga vendi i ngjarjes, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.



Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!