Gjermania u mund 2-1 nga Ekuadori në ndeshjet e fundit në grupe. Edhe pse panzerat kishin siguruar kualifikimin, ajo që ra në sy ishte performanca e dobët ndaj skuadrës amerikano-latine.
Në emisionin “Futboll jo Soccer” në ABC News, gazetari sportiv, Fatmir Mneri tha se gjermanëve u mungoi gjaku.
Për trajnerim Andi Xhihani, Julian Nagelsmann nuk është i duhuri për të drejtuar kombëtaren gjermane.
Ndërsa trajneri Ermal Tahiri deklaroi se Gjermania ishte skuadër e pa impenjuar në fushë.
Fatmir Mneri: Totalisht. Gjykoj që është tjetër gjë. Nuk janë faktorë teknikë. Ajo që më bën më pesimist për të ardhmen nuk ka të bëjë me pjesën teknike, por me atë që ka përbrenda skuadra e Gjermanisë. I mungoi gjaku. Është prishur gjaku, aty nuk ka më Gjermani.
Andi Xhihani: Identiteti gjerman është prishur me kohë. Nuk kanë gjakun, nuk kanë vullnet. Humbin ndaj Ekuadorit dhe nuk u bën përshtypje. Mendoj se duhet të kthehet Gjermania e vjetër. Mendoj se ky trajner nuk është i duhur për këtë kombëtare.
Ermal Tahiri: E pa impenjuar Gjermania dhe nuk e kisha parë ndonjëherë pa asnjë pikë interesi që të luajë futboll. Edhe ndërrrimet ishin prova që Nagelsmann që po bënte për ndeshjen e radhës. Nuk mund të hash gol para portierit, të dalë topi para portierit. Ne po flasim për Botërorin që ta na kuptojnë më mirë. Lojtarët e Ekuadorit në sulm ishin të gjithë të shpejtë. Nuk është Gjermania e pasave të shkurtra çdo dy metra. E pa impenjuar Gjermania. Ka gabime komplet trajneri./abcnews.al



