SHBA mund të ketë rreth 300 milion doza të tepërta të vaksinës antiCovid-19 deri në fund të Korrikut, sipas një raporti nga Universiteti Duke.
Studiuesit përdorën të dhënat e qeverisë amerikane rreth marrëveshjeve dhe blerjeve të vaksinave për të arritur në përfundim. SHBA po vazhdon aktualisht vaksinimin e popullsisë me Pfizer dhe Moderna. Ndërsa AstraZeneca dhe Novavax ende nuk kanë marrë autorizimin për përdorim emergjent në SHBA, sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Studiuesit supozojnë se 75% e popullsisë amerikane do të marrë një vaksinë me dy doza dhe 25% do të marrë një vaksinë me një dozë. Duke pasur parasysh pauzën e fundit për vaksinimin me Johnson & Johnson, parashikimet e tyre mund të mos jenë plotësisht të sakta.
Aktualisht, 10 kombe në botë kanë përdorur tre të katërtat e dozave të vaksinës antiCovid, por shumë vende të varfra ende nuk kanë marrë furnizimin me vaksina.
“Kombet më të pasura të botës kanë bllokuar pjesën më të madhe të furnizimit afatshkurtër. Me normën aktuale që po administrohen vaksinat, 92 nga vendet më të varfra të botës nuk do të vaksinojnë 60% të popullsisë së tyre deri në vitin 2023 ose më vonë, ”sipas Dr. Krishna Udayakumar, shefe e Qendrës së Inovacionit të Shëndetit Global.
“Tani është koha për të përpiluar një plan efektiv për shpërndarjen e dozave të tepërta kur ato të jenë të disponueshme.”
Studiuesit thanë se SHBA duhet të investojë më shumë për të forcuar skemën e vaksinave COVAX dhe për t’i bërë dozat e tepërta të disponueshme në kombet e tjera./abcnews.al


