Raporti: Rritet numri i armëve bërthamore në botë

schedule15:07 - 29 Mars, 2023

schedule 15:07 - 29 Mars, 2023

Numri i kokave bërthamore në mbarë botën ka shënuar rritje në vitin 2022, kryesisht për shkak të Rusisë dhe Kinës, sipas një raporti të publikuar sot.

Që nga fillimi i vitit 2023, nëntë fuqitë bërthamore zyrtare dhe jozyrtare zotëronin 9,576 koka bërthamore të gatshme për përdorim, ekuivalente me “të paktën 135,000 bomba Hiroshima”, sipas Monitorit të Ndalimit të Armëve Bërthamore të botuar nga OJQ-ja norvegjeze Norsk Folkehjelp.

Rritja me 136 koka në stokun global bërthamor vitin e kaluar ishte për shkak të Rusisë, e cila ka arsenalin më të madh në botë (5,889 koka luftarake operacionale), si dhe Kinës, Indisë, Koresë së Veriut dhe Pakistanit.

Stoku i përgjithshëm i armëve bërthamore, i cili përfshin edhe ato të çmontuara, vazhdon të shënojë rënie. Numri i tyre ra nga 12,705 në 12,512 brenda një viti për shkak të shkatërrimit të kokave të vjetra në Rusi dhe Shtetet e Bashkuara.

Nëse shtimi i kokave të reja nuk ndalet, “numri i përgjithshëm i armëve bërthamore në botë gjithashtu do të fillojë të rritet përsëri së shpejti për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë”, paralajmëroi Loglow Ostern.

Tetë fuqitë bërthamore janë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani, Koreja e Veriut, ndërsa Izraeli konsiderohet jozyrtarisht një fuqi bërthamore.

/abcnews.al