Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raporti i britanikëve prezantohet në Hagë/ Bajraktari: Qasja e trupit gjykues është shqetësuese

schedule17:20 - 11 Qershor, 2026

schedule 17:20 - 11 Qershor, 2026

Avokati Ardian Bajraktari ka shprehur shqetësime lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, duke theksuar se gjatë zhvillimit të procedurave ka pasur anëtarë të trupit gjykues që kanë bërë pyetje të natyrës orientuese dhe gjyqtarë që më herët kishin shqyrtuar çështjen e paraburgimit.

Ai theksoi se procesi në Hagë ka rëndësi të jashtëzakonshme për shoqërinë, pasi lidhet me një periudhë që ai e cilësoi si ndër më të lavdishmet për popullin shqiptar. Sipas Bajraktarit, qasja e trupit gjykues mbetet shqetësuese, ndërsa ka kritikuar edhe heshtjen e vazhdueshme të institucioneve përballë çështjeve që lidhen me këtë proces.

“Kemi pasur anëtarë të trupit gjykues që bënin pyetje të natyrës orientuese, edhe anëtarë të trupit gjykues që në faza të caktuara e patën shqyrtuar mundësinë e paraburgimit.



Pas pak kohësh, kur e paraqiti një gjë të tillë, u ndërrua si anëtar i panelit dhe kishte anësi dhe jo objektivitet. Organizimi i aktiviteteve që ishin në Prishtinë, për sa i përket tryezës, shpalos që ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm, flet për pjesën më të lavdishme të popullit tonë. Qasja e trupit gjykues është shqetësuese, në vazhdimësi kemi pasur heshtje të institucioneve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!