Rama zbulon faturën financiare të tërmetit gjatë takimit me Di Maion

schedule17:32 - 23 Janar, 2020

schedule 17:32 - 23 Janar, 2020

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë faturën financiare të dëmeve që shkaktoi  tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar në Durrës, Tiranë dhe Laç.

Bëhet fjalë për 1 miliard euro.

Këtë kryeministri Rama ja bëri të ditur ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio i cili nuk e fshehu habinë për shifrën që dëgjoi.

Di Maio: Si po shkon puna me rikonstruksionin në Shqipëri?

Rama: Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti, por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard euro.

Di Maio: 1 miliardë? Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje.

Pasi konsumoi mëngjesin e punës me ministrin e jashtëm kryeministri Edi Rama u prit nga homologu italian Giuseppe Conte.

Mbështetja e mëtejshme e Italisë për rindërtimin e qyteteve të goditura nga tërmeti ishte temë bisedimi mes dy kryeministrave.

Kjo vizitë e shefit të qeverisë shqiptare ne vendin fqinj vjen në vigjilje të Konferencës së Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel më 17 shkurt.

“Ju informoj po ashtu se planet e rindërtimit po ecin shpejt brenda kalendarit të parashikuar, për të mundësuar fillimin e ngritjes së banesave të para individuale në pranverë dhe përfunduar me shtëpitë në zonën rurale, brenda vitit 2020”.

Kryeministri  ka njoftuar se në fillim të javës së ardhshme do të zhvillojë një takim dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!