Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Nga porositë e vrasjeve, tek akuzat/ Gazetarja: Durim Bami mund të “zbërthejë” mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar

schedule18:50 - 26 Shkurt, 2026

schedule 18:50 - 26 Shkurt, 2026

TIRANË- Një nga personazhet më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Durim Bami, pritet të ekstradohet këtë të enjte nga Dubai drejt Shqipërisë.

Bami dyshohet si drejtues i një grupi kriminal që vepronte në zonën e Niklës, në Fushë Krujë, si dhe në disa zona të tjera të vendit. Ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024 dhe tashmë pritet t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.

Sipas gazetares dhe autores së emisionit “Gjërat Tona”ABC News Albania, Etleva Delia, ekstradimi i tij mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në hetimet për krimin e organizuar në vend.



Sipas saj, Bami dyshohet se ka krijuar aleanca me grupe të tjera kriminale, përfshirë përplasjet për eliminimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Martinaj dyshohet se kishte aleanca me grupin që drejtohej nga ish-deputeti Arben Ndoka.

Ekstradimi i Bamit konsiderohet si një moment kyç për drejtësinë shqiptare, pasi ai konsiderohet një personazh që mund të japë dëshmi të vlefshme për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të viteve të fundit.

Durim Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Po ashtu dhe ish-deputeti socialist dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur.

“Mund të këtë shumë informacione se si ka funksionuar krimi i organizuar në Shqipëri të paktën në dekadën e fundit. Dyshohet se është përfshirë në shumë krime të rënda në Shqipëri. Prova, falë zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.

Dyshohet se është drejtuesi i një grupi kriminal, që vepronte në Nikël dhe në zona të tjera në Shqipëri. I ka shpëtuar dy atentateve, një me eksploziv dhe një me armë zjarri. Durim Bami është një ato personazhe që kishte bërë aleanca me grupe të tjera për eliminimin e Ervis Martinaj. Vis Martinaj, kishte aleanca me grupin që drejtohej nga ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

Janë hedhur miliona euro për eliminimin e Durim Bamit. Mund të shikohet si personazh, që mund të flasë dhe mund t’u shërbejnë hetimeve për shumë ngjarje të tjera kriminale. Bami kërkonte të merrte statusin e rezidentit në Emirate. Bashkë me Durim Bamin janë 14 persona të ekstraduar nga 2024 dhe deri tani”, tha Delia.

Gjykata e Posaçme i ka caktuar Durim Bamit masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!