Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Vulat e dekreteve në grahmat e fundit të një revolucioni imagjinar

schedule11:00 - 28 Qershor, 2019

schedule 11:00 - 28 Qershor, 2019

Në fushatën përmbyllëse në Himarë Kryeministri Edi Rama tha se sulat e dekreteve janë në grahmat e fundit të një revolucioni imagjinar.

“Vulat e dekreteve janë vula të dëshpërimit, janë vulat e grahmave të fundit të një revolucioni imagjinar që qysh dje e ka selinë e Presidencës së Republikës. E patë karnavalet e politikës që hynin në derën e atij që duhet të ishte Presidenti i Republikës është udhëheqës imagjinar”.

Duke folur për punët dhe dallimet mes socilalistëve dhe atyre që drejtonin më parë vendin, Rama theksoi se ata kanë shkelur ligjin me qëllim dhe kanë tradhtuar me qëllim, ndërsa tani d9o të damkosen në histori si  tradhëtarë shqiptarë të dalë mendsh.



“Gjergjit i ka rënë taksirati që të jenë kryetarë bashkie, bashkë me Lelin dhe atë vajzën në Sarandë në atë që unë dhe Damiani jemi shumë të vëmendshëm dhe bën mirë te reflektojë për gabime që s’duhet të kishin ndodhur. Por as Gjergji nuk gabon me qëllimin për të bërë keq, nuk gabon si tradhëtar i atyre që e kanë zgjedhur dhe ky është dallim shumë i madh mes nesh dhe atyre që sot janë nisur për t’u hedhur në greminë, se ata kur kishin në orë drejtimin vendit kanë shkelur ligjin më qëllim, kanë hedhur firma me qëllim dhe prandaj janë të tmeruar nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe i kundërvihen në një orvatje të turpshme që do hyjë në historinë e vendit tonë si historia që kanë damkosur si tradhëtarë shqiptarë të dalë mendsh që nga Baba Haxhiu e deri te Haxhi Qametaj”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!