Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Babi na shpëto”: Ajeti rrëfen thirrjet për ndihmë të Esielës dhe Dienës nën rrënoja

schedule11:22 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 11:22 - 12 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama vizitoi sot familjen Meçja nga Durrësi, e cila humbi tre pjestarë të saj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Nën rrënoja mbetën katër anëtarë, por vetëm babai i familjes, Ajeti arriti të dalë i gjallë, kurse gjyshja, vajza e tyre Diena dhe mbesa, Erisela humbën jetën.

Rama tha se do ta mbështestë familjen Meçja për nevojat që do të kishte.



https://www.facebook.com/edirama.al/videos/634181850455166/

Ajeti tregon tmerrin e asaj nate duke theksuar se Diena e kishte ndjerë tërmetin dhe i kishte kërkuar që të shkonte në shtëpinë e tyre.

“Nga ora katër, dëgjova që mbesa ulërinte nga frika dhe godina pësoi një goditje të fortë dhe u shemb. Pasi dola nga pallati pastaj u ktheva që të thërrisja familjen. Vajza dhe mbesa na thërrisnin, babi, gjyshi na shpëtoni”, tha ai.

Pak vite më parë, Diena kishte humbur edhe bashkëshortin e saj, Dorin pas një ataku kardiak.

Pjesë nga biseda

Ajet Meçja: Pse mbyllja ishte e ashpër per mua, të të ikin keshtu, fati i keq qe që edhe i biri i vdiq para 5 vitesh, u shua, nuk e di pse kaq keq, pse kaq keq.

Vajza më thotë ka rënë tërmet të vijë edhe unë aty, unë isha te pallati ku jetonte Edison Konomit, dhe mendoja e kanë bërë edhe për vete, eshte i sigurt. Unë fjeta në dhomën me ballkon, vajzat te krevati dopjo, gruaja tha po fle në kuzhinë që të dalim shpejt, nga ora 4 ra ai tërmeti i madh, ulërinte shumë mbesa, nuk pata mundësi të dilja se u bllokua dera e dhomës, pasi u tund, bëri goditje lart poshtë, ranë mbi mua internet po qe hapësira 30 cm, nuk shtyhej, dola nga kartonxhesi, ai ishte thyer, kam hyrë dhe dal në pallatin tjetër që i ishte shembur garazhi, dola zvarrë. Pyet ku ëhstë pallati, gjithçka kishte rënë. Roza, Diena, vajza e vogël brenda. Vajza thoshte babi shpëtomëni këtu jam, mamin nuk e shoh. Time shoqe e kishte goditur me të parën si duket.

Edi Rama: Më thanë në Durrës e Thumanë është problem i madh dhe unë mora makinën për 35 minuta nga tërmeti, ka qenë 4.30, pashë Edisonin aty se kërkonte kunatin me motrën dhe thashë bobo…

Ajet Meçja: Fati i keq ca të them, aty ndenja se mos shpëtoja vajzën, ajo nuk më thoshte që e vogla kishte mbaruar. Djalin qe e kam ne Itali e kisha percjelle te shtunen, ishim te gjithe bashke dhe me tha, babi paskemi jetuar me vdekjen. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!