Ndeshja e parë, kritikat dhe zhgënjimi i madh që e shoqëroi atë është harruar. Spanja është kthyer ajo që të gjithë njohim, dehëse kur qarkullon topin, e shpejtë, vertikale dhe finalizuese.
Në këtë mënyrë, sipas stilit të saj bëri autoritikë në sfidën e dytë të “Botërorit 2026”, duke mundur…. Arabinë Saudite. Me Lamine Yamal në fushë, “Furitë e Kuqe” ishin të papërmbajtshëm, ndërsa iu mjaftuan vetëm 24 minuta për të vrarë përpara kohe garën.
Ishte pikërisht Yamal që në minutën e 10-të hapis serinë e golave dhe i dhuroi Spanjës epërinë e shpejtë. Për talentin, ky ishte realizimi i parë, por i shumë të tjerëve në këtë dhe Kupat e Botës së ardhshme duke parë moshën e tij 19 vjeçare.
Ky gol shbllokoi dhe liroi nga presioni spanjollët, që presuan Arabinë Saudite në zonën e saj. Goli i dytë nuk do të vononte, ndërsa në minutën e 21-të, Oyarzabal nisi të marrë skenën.
Sulmuesi i Sociedad dyfishoi shifrat, ndërsa tre minuta më pas shënoi po vetë golin e tretë për Spanjën. Rezultati mund të ishte më i thellë, por iberikët nuk arritën të shfrytëzojnë si duhet rastet e tjerë të shumtë deri në pushimin e ndeshjes.
Pasi bëri punën e tij në pjesën e parë, Lamine Yamal qëndroi në dushe për të mos rrezikuar. Po ashtu edhe Oyarzabal për t’I lënë vendin e Ferran Torres dhe Yeremi Pino. Ndryshojnë emrat, por jo loja dhe me rinisjen e ndeshjes, Spanjës iu deshën vetëm katër minuta për të plotësuar pokerin e golave. Ishte Kukureja që detyroi Tambakti të devijoi topin në portën e tij.
Nga ky moment, spanjollet e ulën ndjeshëm ritmin, por nuk u rrezikuan asnjëherë seriozisht nga rivalët. Në shtesë, Ferran Torres mund ta bënte akoma më të madhe fitoren për skuadrën e tij, por “manita” u anulua nga sistemi VAR për një pozicion jashtë loje.
Por kjo nuk e prishi festën e Spasnjës për fitoren e parë në këtë Botëror, që e afron me kualifikimin ende për t’u siguruar. Gjithsesi, me këtë paraqitje rivalët favoritë të Kupës së Botës janë të paralajmëruar./abcnews.al



