Kalaja e Gjirokastrës është bërë një nga destinacionet më të kërkuara të turistëve, gjatë kohës që zgjedhin eksplorimin e bukurive natyrore apo siteve historike dhe kulturore të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama thotë se deri tani, përgjatë këtyre muajve të 2026, Kalanë e Gjirokastrës e kanë vizituar 100 mijë persona, një tregues ky shumë i rëndësishëm për peshën dhe historinë e këtij destinacioni.
“Kalaja e Gjirokastrës mirëpriti vizitorin e 100.000-të për vitin 2026”, shkruan Rama./abcnews.al



