Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vranë një 45-vjeçar në Shijak/ Arrestohen pas gjashtë muajsh dy kushërinjtë

schedule11:14 - 22 Qershor, 2026

schedule 11:14 - 22 Qershor, 2026

Policia e Durrësit ka arrestuar për dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së një 45-vjeçari në Shijak, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2026.

Të arrestuarit janë Indrit Ferra dhe Dorian Ferra, kushërinj me njëri-tjetrin dhe banues në Shijak.

Të dy ishin shpallur në kërkim, pasi nga hetimet dyshohet se më 27 janar 2026 janë konfliktuar për motive të dobëta me një 45 vjeçar, dhe më pas e kanë qëlluar atë me armë zjarri.



Si pasojë e plagëve të marra, 45-vjeçari Denis Çumani humbi jetën disa ditë më vonë në spital.

Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!