Rama ultimatum: Mbyllen të gjitha baret e restorantet

schedule14:43 - 11 Mars, 2020

schedule 14:43 - 11 Mars, 2020

Kryeministri Edi rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se për shkak të shkallës së ulët të vetdijes është e detyrueshme mbyllja e të gjitha restorantëve bareve, klubet, në Tiranë e Durrës fillimisht.

Njoftimi i plotë:

“NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!“, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!