Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama të deklasifikojë dokumentet për disa grupe të errëta”/ Karamuço: Në protestë ka elementë që duan dhunën

schedule21:00 - 8 Korrik, 2026

schedule 21:00 - 8 Korrik, 2026

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se kthimi i 4 zyrtarëve të RMV në kufirin me Shqipërinë, u bë për sigurinë kombëtare.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se në protestën në Tiranë ka elementë që duan dhunën.

Karamuço shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të deklasifikojë dokumente për grupe të errëta, që bëjnë thirrje për dhunë.



“Sidomos në dy protestat e fundit që ishin shumë masive, kishte një trup të shëndetshme, të sinqertë, me probleme të përditshmërisë, dhe pastaj, në një perimetër, mund të them se ka edhe grupe të tjera, që mund të jenë politike, fetare, me ndikime beninje dhe malinje. Por grupimi, i shëndoshi është kthyer në auto imun. Ne që e kemi përjetuar 1997, e kemi fobi kur shikojmë një xham të thyer në komisariat apo polic të plagosur, ky ka qenë mesazh i mirë. U futën të tjerë në lojë, ka thirrje në rrjetet sociale, edhe në grupet e whatsapp që të djegin Kryeministrinë? Patjetër që ka, po merren masa.

Unë i bëj kryeministrit, duhet të deklasifikojë urgjentisht disa nga këto komunikime, disa nga këto dokumente që janë në institucionet tona, për të parë anën e errët të këtyre grupeve, jo të protestës. Duhet të dërgojë disa njerëz para përgjegjësisë. Ata të ndaluarit, nuk janë për një narrativë se ti po shkon në protestë, ka tjetër element të sigurisë kombëtare që shikohesh dhe bëhesh i cënueshëm. Janë të paralajmëruar me kohë, kujdes kur hyni në shtetin shqiptar. Kaq mund të bëjë shteti, i paralajmëron”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!