Analisti Medlir Mema u shpreh se është skeptik për ndikimin që mund të ketë ekonomia në muajin nëntor, duke theksuar se faktorë të tjerë, si një konflikt i mundshëm ndërkombëtar, mund të ketë ndikim.
Sipas Memës, nëse do të ketë një konflikt mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, pasojat mund të ndihen edhe në muajin nëntor.
“Jemi skeptikë ndaj ndikimit të ekonomisë për nëntorin. Nëse ka konflikt, do të ndikojë edhe në nëntor. Nëse nuk ka një konflikt mes SHBA-së dhe Iranit në muajt shtator-tetor, do të ketë më pak impakt për rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë.”
Analisti Ledion Krisafi ka deklaruar se avionët luftarakë F-35 janë ndër avionët më të avancuar në botë dhe se zotërimi i tyre krijon një avantazh të rëndësishëm strategjik për vendet që i disponojnë.
Krisafi tha se Turqia konsiderohet një faktor i rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe se Izraeli ka ndryshuar qasje duke e parë atë si një kërcënim të mundshëm.
Sipas analistit, nëse Turqisë do t’i jepen avionë F-35, balanca mes palëve do të ndryshonte ndjeshëm.
“ F-35 janë avionët luftarakë më të mirë në botë. Izraeli zotëron 50, ndërkohë që Greqia supozohet të marrë 4-5 në vitet në vijim. Kush i ka, ka një lloj përparësie.
Turqia është kërcënim në Lindjen e Mesme, njësoj si Irani. Izraeli ka ndryshuar qasje dhe e sheh si kërcënim.
Në momentin kur Turqisë i jepen F-35, balanca mes palëve lëkundet. Izraeli ka një fuqi ajrore të madhe dhe cilësore, por kur Turqia merr F-35, balanca është aty-aty.”
/ abcnews.al /



