Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta/ Rexhaj: Shqipëria afër BE, nuk mund të luftohet sistemi në rrugë

schedule20:40 - 8 Korrik, 2026

schedule 20:40 - 8 Korrik, 2026

Analisti Albatros Rexhaj thotë se protesta e mbajtur prej 39 ditësh në Tiranë, është ndryshe nga protestat e tjera, pasi protestuesit përballen me të gjithë sistemin politik.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhaj u shpreh se nuk mund të luftohet sistemi, teksa Shqipëria është pranë BE.

“Kjo është protestë ndryshe prej protestave të tjera, kemi përballje me të gjithë sistemin politik. Numri i njerëzve mund të pakësohet, por energjia nuk do hiqet. Ajo që mua më ka penguar, është që në vitin 2026, kur Shqipëria është në prag të proceseve historike, t’i shpallësh luftë një sistemi politik. Ti duhet ta ndryshosh sistemin, rruga nuk është mënyra për të ndryshuar sistemin një sistem”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!