Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në shesh, e gjithë opozita”/ Mila: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së protestuesve

schedule20:42 - 8 Korrik, 2026

schedule 20:42 - 8 Korrik, 2026

Deputetja socialiste, Sara Mila deklaroi se në shesh ka dalë opozita.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mila u shpreh se tkurrja e numrit të protestuesve, ka bërë që ata të jenë agresivë dhe të kryejnë veprime të dhunshme.

“Ke opozitën, ke PD aty. Thjesht është opozita. Pas 3 vitesh do shkojmë në një garë elektorale. E di kush e ka ngritur agrisivitetin? Këta po mërziten për numrat, ne nuk e kemi. Ne jemi marrë me çështjen. Frika e rënies së numrave i ka bërë ata agresivë. Tani ka sulm më të madh për ata që kanë reaguar publikisht dhe nuk kanë qenë pro protestës. Kryeministri Rama, ditën e sotme, vjen nga një takim në Ankara me samitin e NATO-s, do t’i shtrëngojnë duart liderët e gjithë globit në Tiranë. Duhet të jeni të lumtur që Shqipëria e vogël, do mundet të kthejë sytë e gjithës globit, të paktën për një ditë të vetme”, theksoi ajo./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!