Rama takon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe: Firmosëm 2 marrëveshje

schedule15:39 - 26 Nëntor, 2020

schedule 15:39 - 26 Nëntor, 2020

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama është takuar me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan. Rama thotë se në takim janë firmosur dy marrëveshje, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra për bashkëpunim me fokus investimet direkte.

“Me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte”, shkruan Rama.

Rama njoftoi mesditën e sotme detajet e dy marrëveshjeve. 2000 apartamentet do të ndërtohen nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe duke nisur nga Spitalla. Ndërsa projekti i investimit do të prekë Portin e Durrësit i cili sipas tij do të kthehet në atraksion turistik./mv.abcnews.al