Rama: Investitori që ngriti godinën më të madhe në Dubai do rindërtojë Spitallën dhe portin

schedule11:35 - 26 Nëntor, 2020

schedule 11:35 - 26 Nëntor, 2020

Projekti i nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe Abu Dabit për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar i ka hapur rrugë edhe një marrëveshje për transformimin e Portit të Durrësit.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama me anë të një video mesazhi nga Abu Dabi deklaroi se investitori i njohur i cili ka ndërtuar godinën më të lartë në Dubai ka marrë përsipër ndërtimin e 2000 apartamenteve ne Durrës, duke nisur nga lagja e Spitallës.

Ai theksoi se infrastruktura rrugore në këtë lagje do të bëhet me buxhetin e qeverisë shqiptare. Rama deklaroi se investitori i njohur rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh pasi ndihmoi pas luftës së Kosovës duke u ulur në Kukës me ndihma.

“Rastësia e desh që sot në 1-vjetorin e tërmetit të jem në Abu Dabi për të firmosur financimin e 2000 apartamenteve në Durrës. Princi në atë ditë të zymtë hapi derën e shtëpisë së tij dhe ofroi ndihmë. Ministri i rindërtimit dhe agjencia jonë për zhvillim ka punuar ngushtësisht me inxhinierët e vënë në dispozicion nga princi.

Qeveria shqiptare do të financojë infrastrukturën e lagjes së re në Spitallë ndërsa sipërmarrësi i Burj Khalifas, godinës më të lartë në Dubai do të realizojë banesat e Spitallës dhe banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit. Me princin kemi dakordësuar edhe përfshirjen në zhvillimin e Durrësit dhe jo vetëm Sot do të firmosim marrëveshjen mes dy qeverive që do t’i hapë rrugën investimeve që do të nisin nga Durrësi. Hirësia e tij rikthehet kështu në Shqipëri për herë të dytë. Për herë të parë ai u ul me shpejtësi në Kukës.

Ai rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh jo vetëm për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti por edhe për na mbështetur për Shqipërinë që duhet duke u bërë pjesë përmes projekteve dhe investimeve afatgjata duke nisur nga Durrësi ku parashohim një investim të parë të madh për transformimin e portit të mallrave në Durrës në një nga portet më rë bukura në Durrës. Edhe njëherë më të keqen e kemi lënë pas”, tha Rama./mv.abcnews.al