Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Kryeministri ka ndarë përmes një video momentet e takimit me presidentin turk.
Ditën e sotme kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në konferencën e madhe të investitorëve të besimit mysliman në Stamboll, ku pritet që të diskutohen edhe ndihmat që Turqia do të ofrojë për dëmet nga tërmeti në vendin tonë.
Ndërkohë, pas tërmetit të 26 nëntorit, Presidenti turk deklaroi se do t’i ofronte ndihmë Shqipërisë për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ai premtoi ndërtimin e 500 banesave për familjet, të cilave iu prishën shtëpitë nga tërmeti./abcnews.al