Në këtë 8 dhjetor edhe kryeministri Rama apeloi të rinjtë të shkollohen dhe të punojnë në Shqipëri, për të kontribuar për ëndrrën europiane.
Axhenda e mbledhjes së qeverisë e çoi kryeministrin Rama në këtë 8 dhjetor në Shkodër, një nga qytetet që nxitën dhe përqafuan fort lëvizjen e dhjetorit 1990. Duke bashkëbiseduar me një grup studentësh ekselentë, Edi Rama tregoi përjetimet e ditëve, ku zuri fill ndryshimi i sistemit, falë lëvizjes studentore.
“Sot është 8 dhjetori, ju nuk kishit lindur në atë ditë, ndërkohë që disa prej nesh ishin sa ju ose pak më të mëdhenj kur gjërat morën një pamje të përmbysut plotësisht. E vërteta është që askush në atë ditë dhe atë kohë nuk e ka imagjinuar kaq të vështire rrugën dhe nuk e ka parafyturuar dhe përgjithkënd dukej e mjaftueshme që dihej të rrëzohej regjimi i vjetër për të pasur Shqipërinë si gjithë Europa.
Është i vetëdijshëm se jemi të vonuar në përmbushjen e aspiratës dhe të endrrës, me të cilën studentët u ngritën në protestë në 8 dhjetor 90.
“Shoqërinë dhe mendësinë nuk mund ta ndryshosh në një ditë as në 10 vjet. Pavarësisht kohës së nevojshme, ne kemi humbur më shumë kohë se do të ishte e arsyeshme të harxhohej. Dua të nxis një bashkëbisedim me ju”.
Në ditën e rinisë, tek të rinjtë e sotëm të shkolluar më së miri, kryeministri sheh ata që do të kontribojnë më shumë për vendin.
“Për ju sot nuk është pyetja, çdo ndodhë me universitetin, po çdo bëj unë”.
Rama e përsëriti sërish këshillën për të dashur punën.
“Po të shohësh atë që bëjnë shqiptarët këtu me atë që bëjnë jashtë është shumë ndryshe”./abcnews.al
https://youtu.be/un_vGt7YBTI