Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarët: Mbajnë peng rindërtimin, shkollën më të vjetër në Tiranë e çojnë në SPAK për një WC

schedule11:57 - 17 Maj, 2022

schedule 11:57 - 17 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Ndrqo ku u inauguruan 74 banesa të reja nga projekti i rindërtimit. Rama sulmoi sërish prokurorët dhe gjyqtarët.

Kreu i qeverisë bëri përgjegjës prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar për ngecjen e procesit të rindërtimit në disa zona. Sipas tij, disa prej tyre duke e ditur që nuk do të kalojnë vettingun kanë dhënë vendime absurde. Kryeministri kujton edhe rastin me një shkollë në Tiranë.

“Nëse sot ne kemi akoma probleme me rindërtimin të afateve janë probleme të lidhura me leshin dhe linë që bënë ata që ishin në detyrë më parë dhe bënë çorapin më të madh të pronave. Krijuan llumin më të madh në sistemin e drejtësisë me gjykata dhe prokurorë që marrin peng komunitete.

Lexo edhe: “Mora shtëpinë e re, por humba partinë “, Rama tregon bisedën me demokratin

Njëri ka marrë peng punën për të ndërtuar apartamentet e mbetura bë në Laç. Për një person. Gjykatësi i jep sigurimin e padisë njërit që ka një dyqan. Ne nuk ndërhyjmë dot. Ky është sistemi që kemi zgjedhur ne. Ky gjykatësi ka fjalën e fundit. Si ndodh në Kombinat. Prandaj ne ndërkohë që te 5 Maji kemi ecur në Kombinat kemi ecur më avash se duhet të presim vendimin e gjykatave.

Ti merr përsipër të rindërtosh shkollën simbol të arsimit në Tiranë për ta bërë shkollën simbol të rindërtimit. Të çojnë në SPAK për një ËWC. Duhet të presësh që të bëhen procedurat. Këto janë pengesa të natyrës objektive.

Aty ku nuk kishim gjëra të tilla njerëzit janë futur nëpër shtëpia. Nuk kanë shans ta kalojnë vettingun dhe kap ça të kapin. Na ndodhi edhe këtu në fillim. Njerëzit duhet ta kuptojnë pse ndodh. Ne nuk i ndahemi kësaj pune deri kur familja e fundit të marrë shtëpinë”, u shpreh Rama. g.v/abcnews.al