Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Sjellim një tjetër investim të madh/ Kryeministri tha nga Fieri se Shqipëria është epiqendër e një sërë përplasjesh

schedule21:11 - 9 Qershor, 2026

schedule 21:11 - 9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama mbylli turin e festimeve të 35-vjetorit të PS-së nëpër qarqe në kryeqytetin e socialistëve, Fierin, që 1 vit më parë i dha matematikisht mandatin e 4-t të qeverisjes.

Takimi festiv u mbajt në amfiteatrin e Parkut Arkeologjik Apollonia.

Duke ripagëzuar sërish Fierin si qyteti nga buron forca fituese e PS-së, kryeministri Rama foli prapë për Zvërnecin, ndërsa paralelisht mbahej një protestë poshtë zyrës së tij në Tiranë. Rama tha se qytetarët po mashtrohen nga influenca të huaja.



“Ajo që po ndodh sot me Shqipërinë dhe pse Shqipëria po përdoret kaq masivisht në vende dhe nga njerëz që nuk kanë dhimbje për flamingot e Zvërnecit, por se Shqipëria sot është në epiqendër të një sërë përplasjesh. Nuk po them që njerëzit që dalin atje janë agjentë, spiunë apo të futur nga forca të errëta, por është një pjesë njerëzish atje që kanë rënë pre e gjithë këtyre gjërave.”

Por Rama la një afat për këtë histori, 12 qershorin, ditën kur PS mbush 35 vjeç.

“Tani deri më 12 qershor, kur kemi dhe ditëlindjen e PS-së në Tiranë, kjo histori duhet të ndahet. Të ndahen ambientalistët nga qorollapistët. Kush do të zërë bulevardin për shqetësimet që ka për Zvërnecin e kush për reels-a, për like, për followers e për ku di unë.”

Jo vetëm investimi në Zvërnec nuk do të ndalet, por kryeministri Rama paralajmëroi investime edhe më të mëdha se ai i Kushner në të ardhmen.

“Kjo nuk ndalet, investime edhe më të mëdha do të sjellim. Se shpejt një investim edhe më i madh se ky, mes Kavajës dhe Durrësit, të shohim po për atë çfarë do të thonë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!