Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Zvërneci, investimi më i madh në Evropë

schedule18:47 - 18 Qershor, 2026

schedule 18:47 - 18 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bindjen se investimi në Zvërnec do të jetë më i madhi në Evropë. I ftuar në Forumin Botëror ‘Future Investment Initiative’ në Romë, drejtuar nga gazetarja Eleni Giokos, prezantuese dhe korrespondente e CNN, ai tregoi se si zona do të përfitojë një zhvillim të madh ekonomik, por prioritet do të jetë edhe mbrojtja e natyrës.

“Tani jemi në një moment në kohë kur mund të kemi investimin më të madh në turizëm në mbarë Europën, që vlen 4 miliardë euro. Një investim që është menduar qysh në fillim si një mënyrë për të treguar se natyra dhe njerëzit mund të bashkekzistojnë dhe se një jetë e mundshme rigjeneruese, qoftë për natyrën, qoftë për njerëzit, është mënyra për të ecur përpara. Arkitektët më të mirë, peizazhistët më të mirë, inxhinierët më të mirë të ujërave janë përfshirë në këtë në këtë zhvillim, që do të jetë sigurisht shumë i dobishëm për Shqipërinë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij kryeministri komentoi edhe protestat kundër projektit, ku shprehu shqetësimin për ndikimin e dezinformimit dhe sulmeve kibernetike.



“Për mua, fakti që ka njerëz në Shqipëri sot që dalin në rrugë dhe protestojnë në emër të natyrës, në emër të mbrojtjes së zogjve, është e jashtëzakonshme. Është e jashtëzakonshme për një vend që deri një dekadë më parë, ishte destinacion për gjueti barbare, apo ku prihehsin pyjet.  Indinjata digjitale sigurisht që është provokuar më së shumti edhe për shkak të faktit që është Kushner e Trump.  Sasia e gënjeshtrave, e videove të rreme, e videove të marra nga protesta në vende të ndryshme dhe të shfaqura si video të protestave në Shqipëri, numri i BOT-ve të angazhuar dhe të përfshirë te armiku, sepse ne kemi një armik, kemi një armik të vetëm që është Republika Khomeiniste e Iranit, dhe ata kanë qysh prej tre vitesh të angazhuar në një sulm të pamëshirshëm kibernetik kundër Shqipërisë dhe kanë hyrë gjithashtu në këtë lojë”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit ritheksoi besimin e tij te projekti europian dhe risolli sërish në vëmendje dashurinë e vendit që përfaqëson me unionin.

“Mendoj që Bashkimi Europian është imagjinata më e mrekullueshme, më e mahnitshme e më guximshme e njerëzimit kur bëhet fjalë për politikën. Patjetër që ka probleme në Europë, por unë them gjithmonë që ne jemi të dashuruar me Europën. Kështu që jam i sigurt që shumë njerëz këtu e dinë, që kur bie në dashuri të gjithë të thonë “mos nxito të martohesh sepse ne e dimë se ç’është”, po kjo nuk të ndalon të martohesh. Ti do të martohesh dhe ne duam “të martohemi” me Europën sepse është vendi i duhur për të qenë. Do t’ia arrijmë pavarësisht gjithçkaje dhe herët më shumë se vonë.”, tha ai.

Rama paralajmëroi nuk e shpëton dot Europën në çështjen e medias sociale, pasi ne qoftë se do lejohet të bëhet ç’të dojë, Europa do të bjerë së brendshmi dhe mburoja kundër raketave e kundër armëve do të jenë të pavlera sepse s’do të kenë asgjë për të mbrojtur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!