Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama shpërndan videon e mësuesit të shëruar: Në spitalin COVID kishte edhe ushqim të ngrohtë

schedule11:49 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 11:49 - 22 Dhjetor, 2020

Olsi Daizi, mësues është ndër pacientët që është transferuar në spitalin COVID-4 pas trajtimit në COVID-1. Në një video të shpërndarë nga kreu i qeverisë Edi Rama ai thotë se shenjat e para që kishte nga virusi ishte temperatura dhe kolla. Gjatë qëndrimit në spital thotë se ka hasur shërbim të mirë nga ana e mjekëve. Daizi bën apel të gjithëve që të shmangin infektimin me virusin.

“Shenjat e para kanë qenë ishin temperaturë, kisha kollë, ndenja në shtëpi gati një javë, Mora 127 dhe u shtrova në spitalin Infektiv. Kam qëndruar tre ditë dhe pastaj kam kaluar te COVID-4. Aty kam bërë të gjitha analizat.

Ushqimi ishte i ngrohtë i mirë. Shërbimi ishte i mirë. Duhet të ruhemi. Unë mendova me pozitivitet ndoshta dhe kjo më ka ndihmuar. Të paktën të bëjmë atë tonë“, shprehet ai./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!