Rama shpërndan mesazhin e kancelares Merkel: Kujdes, jemi në një fazë serioze, Covid po përhapet me shpejtësi

schedule17:22 - 19 Tetor, 2020

schedule 17:22 - 19 Tetor, 2020

Kryeministri Edi  Rama vijon apelin e tij ndaj qytetarëve që të jenë sa më të kujdesshëm dhe ta mbajnë maskat në çdo ambjent.

Këtë të hënë kryeministri në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një mesazh nga kancelarja gjermane Merkel e cila bën apel për kujdes dhe zbatim të masave mbrojtëse ndaj Covid.

Shefi i qeverisë shkruan që të gjithë ta dëgjojnë me kujdes mesazhin e saj.

Merkel,në mesazhin e tij thekson se situata është serioze dhe veprimet e gjithsecilit prej nesh do të ndikojnë në atë që do të ndodhë në muajt në vijim.

“Jemi në një fazë serioze të pandemisë, numri i infeksioneve po përhapet shumë shpejt çdo ditë. Pandemia po përhapet me shpejtësi përsëri dhe më shpejt se në fillim. më shumë se në gjysmën e parë të vitit. Stina e verës relativisht e relaksuar ka mbaruar, tano po përballemi me një muaj të vështirë. Se si do të jetë dimri, krishtlindje tona këtë do ta vendosin ditët dhe javët në vijim.Ne të gjithë do të vendosim në bazë të veprimeve tona. Më lejoni t’ju them se çfarë besoj se do të thotë kjo: Tani duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Çdo ditë ka rëndësi tani. Për këtë, personat e kontaktit të çdo personi të infektuar duhen njoftuar në mënyrë që të ndërpresim zinxhirin e infeksioneve. Autoritete Shëndetësore po bëjnë gjëra të mëdha, por kur numri i të infektuarve është shumë i lartë, ata nuk do të mundur të vazhdojnë më.

Pra çfarë mund të bëjë secili nga ne për të ulur numrat?

Mund të bëjë shumë, thjesht sepse secili prej nesh vazhdimisht të mbajë distancën minimale, të mbrojë gojën dhe hundën  dhe të ndjekë rregullat e higjenës. Por tani duhet të shkojmë më tej, shkenca ka treguar se përhapja e virusit varet drejtpërdrejt nga numri i kontakteve dhe takimeve që ka secili prej nesh. Nëse secili prej nesh tani zvogëlon ndjeshëm takimet jashtë familjes për një kohë, atëherë prirja drejt infeksioneve gjithnjë e më shumë mund të ndalet. Thirrja ime për ju sot është takoni sa më pak njerëz, qoftë jashtë apo në shtëpi. Përmbahuni nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, çdo festë që nuk është vërtet e nevojshme.

Ju lutem qëndroni në shtëpi, kudo që është e mundur, në  vendbanimin tuaj”, shprehet Merkel.e.su./abcnews.al