Kryeministri Edi Rama në një konferencë për qytetarët lidhur me planin ekonomik për koronavirusin tha:
“Me të dalë ku të dalë, nuk dalim dot nga shtëpia dhe të biem në një gropë. Plani që do zbatojmë, nuk është ecje qorrazi. Plani ynë është një plan për më të dobëtit dhe ata që nuk rezistojnë gjatë.
Ato përrallat me Amerikën dhe Gjermaninë, nuk janë ato që tregohen. Amerika dhe Gjermania i kanë ekonomikë me dhjamë dhe bëjnë si bëjnë ndërsa Shqipëria dhjamë të tepërt ka vetëm në trutë e atyre që nuk duan ta qeverisin pa ditur tabelën e shumëzimit të atyre të nginjurve me veten që japin mend që nuk i kanë për çdo lloj teme të kësaj bote në klubet televizive dhe nga mensat online me gjellë pasanikësh si dhe disa të kamurve me biznese të mëdha që si në paqe si në luftë i kërkojnë qeverisë qiqra në hell.
Ekonomia e shtëpisë tonë të vogël, 1 katëshe, nuk mund të financojnë këtë luftë as zbatimin praktikë të ëndrrave opozitare as kuturisjeve të planeve amerikane apo gjermane apo as fitimin e munguar të kompanive të mëdha për shkak të luftës.
Ne mund, duhet dhe do të financojmë jo jetesën në luftë por mbijetesën në këtë luftë të atyre prej nesh që do të përfundojnë në kthetrat e armikut, të atyre prej nesh që edhe në paqe jetojnë dhe nuk jetojnë si shumica jonë, të atyre që nuk shkojnë dot në punë në ndërmarrje private sepse i ka mbyllur lufta në shtëpi , të atyre që pa biznesin e vogël nuk i mbijetojnë dot të nesërmes.
Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment dhe të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë asgjë nga ne, por duhet të përgatiten të japin nga vetja, nëse lufta do të zgjasë dhe do të na duhet të kalojmë në planin B.
Sepse të parët ata me halle reale nuk mund dhe nuk duhet ti lëmë vetëm, ndërsa të dytët nuk mund dhe nuk duhet as të ankohen, as të kërkojnë, por thjesht të bëjnë luftën e tyre, fizikisht si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga shumica e të tjerëve.
Në fakt doja që qysh në planin A të impononim heqjen e diçkaje nga vetja për të gjithë ata që sot fitojnë më shumë si biznes i madh apo kanë një pagë të lartë në sektorin publik por më bindën se ky mund të perceptohej gabimisht si mesazh i gabuar dhe të hynte në ato gojët pa perimetër të ekraneve të mbrëmjes nga ku do dilte si arsye se shteti s’ka para për të paguar rroga e pensione prandaj nuk do të prekim hë për hë asnjë pagë tjetër përveç pagave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të cilët deri në mbarimin e luftës do marrin vetëm gjysmën e rrogës.
Nuk duam të krijojmë asnjë keqkuptim duke përgjysmuar pagën e presidentit të republikës të cilit haka e do që ti bëj falënderim publik për faktin që qysh se kur kemi hyrë në këtë luftë po ndihmon si mundet dhe sa mundet.
Plani ynë për adresimin e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtpërdrejt në ekonominë e tyre të përmuajshme ka këto 7 pika:
-Së pari 2.5 mld ose 25 milion dollarë, për luftën në vijën e zjarrit, që vihen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë, për pajisje dhe materiale mjekësore, apo mbështetje të të gjithë personelit të angazhuar mjekësor.
– 10 mld lekë ose 100 milion dollarë, përmes instrumentit të një garancie sovrane, për komapnitë që kanë vështirësi objektive, për të paguar pagat e punonjësve të tyre.
– 6.5 mld lekë ose 65 milion dollarë, për nevojat më imediate për shtresat më në nevojë, për biznesin e vogël, për papunësinë e mundshme për shkak të luftës.
– 2 mld lekë ose 20 milion dollarë, që vihen në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes për operacionin humanitar.
– 1 mld lekë ose 10 milion dollarë, si fond rezervë, për Këshillin e Ministrave për cdo urgjencë të paparashikuar.
– do të fshijmë përgjithmonë kamatëvonesat për debitorët aktivë që kanë konsum energjie sot, familjarë apo biznes i vogël, me fekt financiar deri në 15 miliard lekë ose 150 milion dollarë, dhe nga kjo masë do të përfitojnë 211 024 abonentë.
– Do të riskedulojmë në 6 –mujorin e dytë të vitit 2020 dhe në vazhdim tatim-fitimin për të gjithë biznesin deri në fashën nga 2-14 mln lekë.
-Shtyrja e ddorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor të këtij viti për bizneset që dorëzojnë bilancet në QKB online ose drejtpërdrejtë, do të përfshihet nesër me të gjithë të tjerat, datë 20.03.2020 si pjesë e aktit normativ për ndryshimet në Buxhetin e Shtetit 2020.
Të dashurit e mi ndjesë, ju kam lodhur mbase këto ditë dhe do ju lodh edhe më shumë në ditët në vazhdim, me avazin tim të përsëritur të gjithë kësaj kohe errësire ku unë nuk jam kryeministri juaj i ditëve me diell, por vetëm i pari ndër të barabartët e familjes tonë shqiptare, sepse më shumë se kurrë ndonujëherë dhe si asnjëherë më parë ne jemi të gjithë të kërcënuar njësoj.
Të gjithë anëtarët e familjeve tona janë të kërcenuar po njësoj, vetë shtëpia jonë e përbashkët Shqipëria është po njësoj e kërcënuar si të gjitha shtëpitë e vendeve të tjera në rajon, në europë, në botë.
Por nëse në shumë shtëpi të tjera ka plot zaire në dimër në bodrum, në shtëpinë tonë nuk ka bollëk tjetër përvec bollëkut të zemrës shqiptare, të asja forcës së hatashme të mbijetesës që shqiptarët i kanë përcjellë njëri-tjetrit duke lindur dhe rritur fëmijë në kohëra që kurrë skanë qenë bujare më këtë vend dhe me këtë popull.
Sot është koha për të kursyer gjithcka mundemi por jo atë forcë me bollëk të trashëguar nga të parët tanë. Nuk shkon që këtë sakrificë që kemi nisur të gjithë bashkë, këto kufizime skandaloze lirie që kemi pranuar të gjithë bashkë si domosdoshmëri jetike, ti hedhim në plehra duke mos qenë dot në gjendje të mbajmë një radhë sic duhet në derën e një dyqani.
Unë besoj që ne e kemi fatin tonë në dorë në këtë luftë e duke mos hequr dorë asnjë cast nga rezistenca, ne mund të dalim prej kësaj luftë pa plagë të pashërueshme dhe pa grumbuj të vdekurish si në Italinë mike.
Ta bëjmë këtë luftë deri në fund me gjithë bollëkun e zemrës. Ta bëjmë këtë luftë për fëmijët tanë dhe gjyshërve të tyre për familjen e vogël që është mbyllur në shtëpi sepse nuk do na i falë historia që ne t ëdalim kokëulur për këto zakonet e fajet tona, zoti i shqiptarëve është i madh dhe na dhëntë të gjithëve forcën që na duhet orë e minutë në këtë sprovë të tmerrshme me vetveten, ju dua shumë që të gjithëve!./abcnews.al