Rama shoqëron Eriglesën në ditën e parë të detyrës së re

schedule15:57 - 3 Janar, 2018

schedule 15:57 - 3 Janar, 2018

Dita e parë e punës së Kryeministrit Rama për vitin 2018 ishte përvijim i ditës së fundit të vitit 2017. Më 31 dhjetor ai u shfaq në ekranin e TV Klan, i ftuar nga Ardit Gjebrea në programin e “E diela Shqiptare”. Përveç dhuratave për Leon e vogël që e bëri të përlotej, Rama i veshur si Babagjysh, u njoh edhe me Eriglesën, një edukatore e re në moshë, pjesë e komunitetit rom, që i kërkoi vetëm disa lodra dhuratë për fëmijët romë të kopshtit ku punon. Babagjyshi-kryeministër, përveç lodrave, i premtoi një vend si këshilltare e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në ditën e parë të punës për administratën në këtë vit të ri, Rama së bashku me Ardit Gjebrean, e kanë shoqëruar personalisht Eriglesën në Ministrinë e Shëndetësisë, ku e kanë prezantuar me ministren Manastirliu dhe stafin e dikasterit./abcnews.al