Rama rrëfen momentet mallëngjyese: Hallall, ja ka vlejtur karriera ime politike

schedule21:56 - 8 Prill, 2021

schedule 21:56 - 8 Prill, 2021

Opozita dhe Presidenti Ilir Meta e akuzojnë Edi Ramën se po bën fushatë me vaksinat. Gazetari Endri Xhafo e pyeti mbrëmjen e sotme Edi Ramën se nëse fiton sa rol kanë luajtur vaksinat?

Kryeministri tha se rindërtimi, por mbi të gjitha dhe përballimi i pandemisë kanë qenë dy gjërat më të rëndësishme që ka bërë në karrierën politike.

Nëse unë sot do të mendoja se gjithë cfarë kam parë deri tani, se ndoshta nuk kam parë gjë akoma, nëse do të mendoja se cila është gjëja më e rëndësishme që kam bërë deri tani, me herë nga të tjerat është përballimi i kësaj lufte me rindërtimin dhe vaksinimin dhe kurrë më parë nuk e kam ndjerë kaq thellë kënaqësinë e të marrit me politikë, sa në ditët e vaksinimit masiv fytyrat e të moshuarve ishin një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie dhe një gjë mallëngjyese dhe që më mjafton të them hallall të gjitha baltrat dhe streset se qoftë edhe për kaq ia ka vlejtur karriera ime politike” tha Edi Rama.  / db/ Abcnews.al