Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor dhe turistik

schedule08:25 - 27 Qershor, 2026

schedule 08:25 - 27 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se muzeu do të jetë një hapësirë e dedikuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, duke u shndërruar në një destinacion të ri kulturor dhe turistik për qytetarët dhe vizitorët.

“Mirëmëngjes dhe me pamjen e Muzeut të Lundrimit, që po merr formë në hyrje të Shkodrës, si një hapësirë kushtuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, që do të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor e turistik për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.



Muzeu i Lundrimit është pjesë e projekteve që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit në Shkodër, një nga qytetet me historinë më të pasur të lundrimit në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!