NEW YORK- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u ndal te zhvillimi dhe përdorimi i inteligjencës artificiale, duke theksuar nevojën për më shumë transparencë dhe llogaridhënie.
Në vijim, kryeministri tha se Shqipëria kërkon një marrëveshje ndërkombëtare për një inteligjencë artificiale.
Sipas Ramës, evojitet një inteligjencë artificiale e verifikueshme, transparente dhe llogaridhënëse. Ai bëri të ditur gjithashtu se Shqipëria po ndërton një “pasqyrë digjitale” të mbështetur mbi inteligjencën artificiale.
“Disa përgjigjen duke kërkuar që inteligjenca artificiale të ndalet apo të ngadalësohet. Ne jemi shumë të vegjël, por më shumë respekt nuk do të biem dakord. Një pauzë nga demokracitë nuk do të sjellë pauzë nga diktaturat. Një moratorium i respektuar nga shtete të përgjegjshme nuk do të kufizojë fuqitë armiqësore, rrjetet ndërkombëtare kriminale apo industritë e manipulimit. Ne nuk mund të rregullojmë veten tonë deri në pafuqi.
Për këtë pyetje thelbësore strategjike, presidenti i SHBA-së ka të drejtë, nuk duhet të ndalemi, duhet të përshpejtojmë, por përshpejtimi duhet të ketë një drejtim. Na duhet një inteligjencë artificiale që është e verifikueshme, transparente dhe llogaridhënëse, e ndërtuar nga shoqëri të lira, ndarë mes aleatësh dhe vënë në shërbim të qytetarëve.
Përgjigjja përkundrejt përdorimit të automatizimit si armë nuk është dorëzimi teknologjik, është kapaciteti demokratik, është aftësia sovrane, është një inteligjencë e mirë artificiale në duart e atyre që mbeten llogaridhënës përkundër legjislacionit. Një inteligjencë sovrane artificiale nuk do të thotë izolim, do të thotë që asnjë vend të mos jetë i pafuqishëm përpara sistemeve që nuk mund të kuptojë, të kontrollojë apo t’i pranojë pa i sfiduar ato.
Çdo vend duhet të jetë i aftë të mbrojë gjuhën e vet, komunikimet autentike, të autentifikojë komunikimet publike, të zbulojë manipulimet e koordinuara, të ruajë të dhënat e të informojë qytetarët e vet pa u varur krejtësisht nga përparësitë tregtare të një korporate të largët.
Ja pse Shqipëria, në shkallën e vet mikroskopike përkundrejt kësaj sfide gjigante, po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale. Pasqyra do të identifikojë manipulimin në kohë reale, do të testojë pretendimet, krahasuar me informacionin e autorizuar, do të zbulojë strukturat e koordinuara, jo vetëm ato çfarë shihen, por edhe si e pse ka mbërritur tek ta.
Nuk do t’u thotë qytetarëve se çfarë duhet të mendojnë. E drejta nuk mund të dekretohet nga asnjë qeveri. Duhet të jetë e mbështetur në të dhëna. Të nxirret nga burimet e duhura, të testohet, të sfidohet dhe të mbrohet haptazi. Pasqyra jonë nuk synon të shndërrohet në arbitër opinioni. Ka për synim të shndërrohet në një infrastrukturë transparence. Nuk kërkon të krijojë një ministri të së vërtetës, largqoftë, por kërkon të mbrojë shoqërinë kundër një industrie gënjeshtrash. Për rrjedhojë, Shqipëria bën thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare për një inteligjencë artificiale sovrane e demokratike.
Së pari, qytetarët duhet të dinë kur përmbajtja politike me ndikim është gjeneruar artificialisht apo është manipuluar në përmbajtjen e saj. Së dyti, arkitektura e shpërndarjes duhet të bëhet transparente. Qytetarët dhe shtetet duhet të kenë mundësi të dinë kush e krijoi, financoi, kush e shënjestroi apo amplifikoi artificialisht përmbajtjen politike me ndikim. Së treti, çdo përdorim me ndikim i inteligjencës artificiale nga një institucion publik duhet të ruajë një zinxhir të qartë llogaridhënieje njerëzore ligjore.
Së katërti, demokracitë duhet të krijojnë një sistem të përbashkët paralajmërimi të hershëm në mënyrë që të dhënat e manipulimit të drejtuar nga Inteligjenca Artificiale të mund të rrugëtojnë midis të gjitha vendeve me mendësi të njëjtë po aq shpejt sa dhe vetë manipulimi. Si vende më të vogla e gjuhë të vogla, nuk duhet të braktisen jashtë kësaj “arkitekture” mbrojtëse. Sovraniteti digjital nuk mund të jetë një privilegj edhe njëherë rezervuar për shtetet më të pasura.
Gënjeshtrat “udhëtojnë” pa viza. Gënjeshtrat nuk duan t’ia dinë për mure, për kontrolle kufiri. Algoritmet i kapërcejnë kufijtë pa pasur nevojë për ndonjë pasaportë e pa frikën e ndonjë lloj qeverie.”, tha ai./abcnews.al

