Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Po bëjnë çmos ta ndalojnë e bllokojnë me baltë, por Tirana do jetë lokomotiva e fitores në 11 Maj

schedule13:09 - 1 Shkurt, 2025

schedule 13:09 - 1 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama iu drejtua të rinjve në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS që të refuzojnë atë që ai e quajti si “këneta opozitare”.

Kreu i qeverisë shtoi se lokomotiva e PS do të vijojë rrugëtimin dhe objektivat e saj, pavarësisht tentativa për përbaltje.

Të gjitha këto tregojnë se horizonti i teknologjisë po hapet me shpejtësi të ri në Shqipëri, duke krijuar një perspektivë të re punësimi të mirëpaguar. Përpara disa vitesh më përqeshnin kur thosha se shumë shpejt do të përhapet me shpejtësi rrjeti i të rinjve që do të punojnë jashtë duke qëndruar brenda. Sot ky është embrion i çelur që vetëm do të zhvillohet në vitet e ardhshme. Parafytyrini se çfarë do të ndodhë kur këta fëmijë dhe nxënës që hyjnë në laboratorët inteligjente dhe marrin mësime në teknologji me metoda të avancuara t’i drejtohen nesër tregut të punës. Nuk është vetëm e sotmja premtuese dhe perspektiva e sigurt e teknologjisë së lartë, që nga sot 100 ditë do ta bëjnë shumicën e votuesve të parë, të rejat dhe të rinjtë që ta refuzojnë kënetën opozitare dhe bufin e saj të stërplakur dhe t’u thonë bretkosave…ata do t’i bashkohen trenit të PS në 11 maj. Nga Tirana lokomotiva jonë që sa më shumë do të përpiqen ta ndalojnë duke hedhur baltë nëpër shina, aq më shumë do të jenë të shkelur nga populli i Tiranës me votën e 11 Majit, që nga Shkodra e gjer në Vlorë, sepse Shqipëria po bëhet. Kudo nga Tropoja në Konispol, ku toka quhet Shqipëri po krijohet një mundësi.”, tha kryeministri./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!