Rama për opozitën: Kukull në duart e gogolit që s’ka ikur nga shtëpia, sot te dera i ka ardhur mama dhia

schedule13:59 - 26 Shkurt, 2021

schedule 13:59 - 26 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Berat, ka folur edhe për situatën politike, ndërsa ka komentuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke mos lënë pa përmendur edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Më shumë se sa studimi në perëndim, lideri i ri në ‘perëndim’ ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës. Nga ana tjetër ajo është e njëjta jo vetëm shtëpi, por e njëjta firmë, e njëjta familje politike. Madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë besnike është eliminuar dhe ku është një mish-mash i vërtetë.

Ai që ishte me këtë që është në vetvete, ishte gogoli i shtëpisë, ky kukulla. Gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, por te dera ka ardhur mama dhia. Është kukull në duart e gogolit dhe është ai që dihet. Duke pasur mama dhinë tek dera, këtu bëhet e qartë se bëhet fjalë për t’i kthyer mbrapa dhe për të rikaluar përgjegjësit edhe punët e këtij shteti në duart e një katërshe që ka pasur mundësitë dhe i ka abuzuar të gjithë dhe nuk mund të meritojë dot besimin e shqiptarëve është e pamundur”, tha Rama.

Më tej i shtoi se mandati i tretë është për të gjithë ata që duan më shumë dhe që duan që projektet të mbarojnë.

/abcnews.al/