TIRANË – Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, u ndal te vlerat morale të forcës politike që drejton dhe kritikoi fenomenin e kërkimit të favoreve personale në emër të kontributeve partiake.
Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk mund të tradhtojë idealet e atyre që, sipas tij, kanë kontribuar ndër vite për zhvillimin e Shqipërisë, duke përmendur rilindësit, dëshmorët, martirët e komunizmit, si edhe punëtorët e thjeshtë e bujqit e kooperativave.
Gjatë fjalimit, ai kritikoi anëtarët apo mbështetësit që kërkojnë favore personale apo punësime për familjarët në këmbim të kontributit të tyre politik. Kreu i qeverisë theksoi se përdorimi i kontributeve politike për përfitime personale bie ndesh me vlerat morale që, sipas tij, duhet të përfaqësojë Partia Socialiste.
Në fund të fjalës së tij, Rama u shpreh se një nga arsyet që socialistët kanë arritur të sigurojnë mandatin e katërt qeverisës lidhet me respektimin e një kufiri moral në raport me qytetarët.
“PS nuk ka asnjë mundësi të kthehet mbrapa, sepse nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi, por nuk ka asnjë shans që ti tradhtojë të gjithë atë, të cilët i dhanë këtij vendi në të gjitha mënyrat e tyre, qoftë ri lindës, dëshmorë, apo martirë të komunizmit, qoftë dhe punonjës të thjeshtë hekurudhash apo bujq të thjeshtë kooperativash, sepse në një mënyrë ose një tjetër, të gjithë atë për arsye të ndryshmen kishin një fiksim në kokë: Shqipëria të bëhet më e mirë! Dhe një gjë dua t’ju them të gjithë socialistëve, që në emër të partisë, në emër të punës që bëjnë, në emër të kontributeve kërkojnë favore për hesap të asaj që kanë bërë dhe që për këtë partia duhet t’ju rregullojë dhëndrin në punë: cili hero dhe dëshmorë i LANÇ-it do ta kërkonte këtë favor në emër të gjakut të tij.
Cili? Përkundrazi, çdo hero dhe dëshmor që është atje te varrezat, çdo socialist që jetoi këtë periudhë si pensionist veteran dhe sot është në botën tjetër ndjehet i poshtëruar nga përdorimi i kontributit për të rregulluar dhëndrin dhe arsyeja se pse ne jemi sot këtu në mandatin e katër nuk është se nuk kemi bërë nga këto, por ama përsëri njerëzit e dinë shumë mirë se ne jemi te vetmit që një kufi moral të kësaj natyre me njerëzit e këtij vendi e njohim dhe e respektojmë, dhe kur ai kufi shkelet , e refuzojmë.
Kjo parti ka bërë shumë gabime, nuk ka bërë asnjë të zezë, gabime dhe faje sat ë doni, ama nga dita e parë deri më sot, kjo parti kurrë nuk është lëkundur në vijën e drejtë të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe nuk është e rastësishme sepse shpeshherë ndodh, dhe sidomos në kohë e re të TIK TOK, që kush ka ëndrra të mëdha, ambicie të madhe, vullnet e mision të madh, është i detyruar të bëjë ndryshime të të gjitha natyrave. Nëse Shqipëria ka një arkivë për të gjithë kontributorët e çështjes kombëtare, dhe nëse rilindasit tanë janë në krye të kësaj arkive, duhet ta dini shumë mirë që kush është socilist ka 1001 arsye për të thënë të “dh**** partinë”, por ka një arsye për të qenë krenar, sepse në atë listë është PS, si kontributore.”, tha ai/abcnews.al


