Rama paralajmëron kryebashkiakët

schedule12:53 - 20 Qershor, 2018

schedule 12:53 - 20 Qershor, 2018

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kryetarët e bashkive që nuk i përgjigjen kërkesave të qytetarëve  se nga tani e tutje do të bëjë publike emrat e tyre dhe rastet e mosveprimit. Në mbledhjen me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë theksoi se drejtuesit vendor janë shndërruar në një problem të madh.

“Jemi këtu të gjithë për prezantimin e disa rasteve të përzgjedhura mes shumë e shumë të tillave”

Me shembuj konkretë kërkon të bindë shqiptarët se koha e mikut dhe rryshfetit ka ikur.

“Jo se pata ndonjë optimizëm të madh kur shkruajat por me dy rreshta të amrrësh një shërbim për qytetarët është e paimagjinueshme, por ja që ndodhi”

Rastet që përdorin platformën e bashkëqeverisjes shtohen cdo ditë tha kryeministri Edi Rama në takimin e me koordinatorët e kësaj platforme. Njëkohësisht  po reduktohet edhe numri i punonjësve të administratës që zvarrisin zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

 “Platforma garanton që më pas të fillojnë hetimet administrative për të gjithë ata që janë bërë pengesë. Ne vazhdojmë me largimet nga puna të punonjësve, deri edhe në ndjekje penale”

Këtë herë Kryeministri paralajmëron kryetarët e bashkive, ata meshkuj.

“Nuk kam dashur të publikoj drejpërdrejt emrat konkretë të bashkive dhe kryetarëve të bashkive që nuk përgjigjen, por do jem i detyruar ta bëj këtë, do të duhet ta llogarisin nga sot se do ballafaqohen publikisht”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!