Rama: Familjet që u prekën nga tërmeti do kthehen në zonë rezidenciale

schedule08:17 - 22 Janar, 2021

schedule 08:17 - 22 Janar, 2021

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamjet nga Fushë-Kruja ku vijon rindërtimi i banesave për familjet që mbetën në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Rama thotë se kjo lagje pas tragjedisë së një viti më parë po merr hap pas hapi formën e një zone rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me lagjen e re te Rilindjes së Fushë-Krujës, që pas tragjedisë së një viti më parë, po merr hap pas hapi formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./mv.abcnews.al