“Thonë që nuk u dëgjuan. Unë u kam dëgjuar çdo ditë, ose në burg, ose në litar. Kam dëgjuar nuk ka dialog, vetëm dorëheqje. Nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë. Asnjëherë nuk keni trokitur te dera. Ti do që unë të iki, kjo është gjëja më normale në botë, por si të iki unë? E kam dëgjuar me shumë kujdes, por kemi dalë me mësime, po i vëmë në jetë sot që flasim, një nga një. Për Zvërnecin, të gjitha dokumentet janë online. Të gjitha do të jenë transparente. E thashë, shumëkush nuk doli atje për Zvërnecin, doli për halle dhe probleme të tjera. Pikërisht pse i kemi dëgjuam dhe kemi reflektuar”, theksoi ai.
Lajmi në përditësim…


