Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama nga Fieri: Si asnjë vend në Europë, më parë në Shqipëri bëhej turizëm gjuetie, sot epiqendër përplasjesh..

schedule20:37 - 9 Qershor, 2026

schedule 20:37 - 9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria sot ndodhet në epiqendër të një sërë përplasjesh dhe debatesh, duke theksuar se një pjesë e diskutimeve publike lidhen me çështje të mjedisit dhe zhvillimit të vendit.

Rama shtoi se në të kaluarën ka ekzistuar një sistem i organizuar për sjelljen e turistëve të huaj për gjueti, përfshirë edhe raste abuzive, duke e cilësuar këtë si një realitet të trashëguar që vendi ka pasur në Europë.

“Shqipëria sot është epiqendër e një sërë përplasjesh. Nuk po them që njerëzit që dalin atje janë agjentë spiunë, përveç një pjese të mirë të politikanëve që u vjetruan; është një pjesë njerëzish aty që kanë rënë pre e kësaj.
Atyre që shqetësohen për mjedisin në mënyrë legjitime, që shqetësohen për Shqipërinë që nuk mund të shitet, iu duket sikur bota është me ta. Ai sistem mediatik në Amerikë është në kulmin e një simpatie që këta njerëz po luftojnë me atdheun dhe mjedisin.
Kush e mendon kështu, gënjen veten në mënyrë naive. Shqipëria ka qenë këtu dhe çështje të mjedisit, natyrës dhe kafshëve ka pasur dhe kanë qenë shumë të rënda.
Shqipëria ka qenë vendi si në asnjë vend të Europës, ku bëhej turizëm gjuetie, njësoj si trafiqet e tjera. Kishte një sistem të tërë për të sjellë turistë me çifte, maniakë ndërkombëtarë nga vendet përreth ose edhe të tjera.”



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!