Rama në Kuvend, akuza e batuta për protestën e banorëve

schedule13:53 - 22 Nëntor, 2018

schedule 13:53 - 22 Nëntor, 2018

Ndërkohë në seancën e sotme të parlamentit nuk kanë munguar edhe batutat pikante të kryeministrit Edi Rama, ndërsa komentonte protestën e banorëve të zonës së Unazës së Re.  

Zgjodhi t’u drejtohet me emra të përveçëm atyre që i quan zaptues profesionistë.

“Ah mor Ramazan, eh mor Ramazan, eh Ramazan”.

Ramazani, Pali, Agroni e të tjerë kanë zaptuar pronën publike në shtratin e unazës së re, pasi kanë legalizuar apo kanë në proces legalizimi disa objekte të tjera.  Dosjen e secilit prej tyre e ka studiuar kryeministri për t’i thënë shqiptarëve se ja cilët janë njerëzit që kërkojnë taksat e shqiptarëve.

“Bashkimi është rekordmeni, është oligarku i këtij sektori. Shikoni Bashkimin! Bashkimi e ka nisur aktivitetin e biznesit të pushtimit në Kombinat, ka bërë 4 ndërtime. Pastaj ka dashur që për të shtunë e të dielë të ketë dhe nja 2 në Dajt. I është ngjitur Dajtit dhe i ka ndërtuar dhe 2 në Dajt. Por si duket, duke shkuar e ardhur në Dajt për të ngrënë kec, ka ndjerë lodhje dhe ka thënë po bëj dhe një këtu në “Ali Demi” që ta kem midis Dajtit edhe Kombinatit. Edhe pasi i ka bërë të gjitha këto i është vënë shtratit të Unazës së Re, aty te Unaza e Re, te shtrati, të gjithë. Te shtrati i Unazës së Re shoku Bashkim do lekët për godinën e tetë pa leje, të tetën”.

Në krah kanë partitë opozitare.

“Të gjithë këta i bashkon tufa e kadrinjve të PD-LSI-së”.

Në veçanti një deputet të Partisë Demokratike emrin e të cilit ia kujtojnë nga salla e parlamentit.

“Me këtë rast, solidaritet për Salianjin, larg qoftë t’i ndodhë gjë, se nuk imagjinoj dot protesta që bërtasin: “Ervin, Ervin, ti je gjallë”! Imagjino: “Ervin, Ervin, ti je gjallë”!

Ironia e ka karakterizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama nga fillimi në fund.  Edhe kur i kërkon lirimin e rrugës që blloj=kohet cdo ditë në unazën e re.

“Ne jemi indianët. 1 milionë indianë të ardhur nga Tropoja, të ardhur nga Kukësi, të ardhur nga Saranda, të ardhur nga Tepelena, të ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe këtu autoktonë si puna e Xhemalit, ne të gjithë jemi indianë. Shkoj unë në Surrel sa të dua, katunar Tirone jam, por jam indian. Janë këta amerikanët e Unazës së Re, që do transformojnë Shqipërinë nga një vend indianësh, në Amerikë. Më i forti fiton. Kush zapton jo vetëm që triumfon, por por mos t’i afrohesh se do dëmshpërblim 100%. Kush do t’i dëmshpërblejë? Indianët pra, do punojnë indianët”.

Ka edhe një mënyrë tjetër për t’u plotësuar kërkesa për dëmshpërblim 100 për qind. Ua tregon kreu i qeverisë.

“Merrjani Lulit, 13 milionë i ka dhënë gjykata, kjo qeveria nuk ja jep. Po jua dha juve, ne bëjmë vendimin dhe merrjani Lulit. Luli do dëmshpërblim 100%”.

Në fakt nuk ia ka shumë besën kryetarit të Partisë Demokratike se do ta mbajë fjalën se në sytë e kryeministrit Lulzim Basha ka dy fytyra.

“Të tjera më thotë mua, të tjera u thotë njerëzve dhe në fund është ajo, “kështu e ka politika, ti e kupton apo jo”. Jo, në fakt nuk e kuptoj dhe pse ti e kupton ashtu aty do rrish”.

Dy fytyrat e kryetarit të opozitës janë si dy standartet e rrrugëve që ndërtojnë socialistët krahasuar me demokratët.

“Këta i kanë bërë rrugët njësoj si të bësh një palë pantallona teritali ku të marrësh vithet e mia, kërcinjtë e Erjon Braçes dhe gjunjët zgjidhini vetë se të kujt dhe pastaj ti thuash njërit nga ne vishe. I vesh dot? kështu janë rrugë e tyre”.

E po kështu janë edhe vlerësimi që i bëjnë kostove të një kilometri rrugë, pasi kjo mazhorancë pretendon të ndërtojë rrugë të kategorisë A.

“Çohen këta, i keni dëgjuar. Ç ’është kjo? 2.2 kilometra kushtojnë shumë, ndërkohë që kilometrat atje kushtojnë shumë pak. Po çfarë eshtë kjo, terital që e blinin këta kur kalonin aty tek Mapo? Terital është ky? Që metri është kaq dhe me metrazh të gjate “dua kaq metra terital”?

Një gjë është e sigurtë garantoi kryeministri Edi Rama, unaza do të ndërtohet, zaptuesit profesionistë që përmendi ai tolerancën do ta kenë zero

“Kush ka titull pronësie, do të marri dëmshpërblimin sipas ligjit dhe pikë e do largohet që aty. Kush nuk ka titull pronësie dhe ka vetëm një strehim do të marrë 3 vjet bonus qeraje. Kush pastaj ka ngrehina të kategorisë së Bashkimit, Kujtimi, Agronit, Edmondit, Ramazanit, të largohet sa më shpejt që aty, të mos na dali përpara”.

E nuk do të mbarojë me kaq, pasi ata që kanë legalizuar objektet në uanzën e re në kohën kur qeveriste e djathta, do të çohen në prokurori, ndërsa pronarët e 40 objekteve do të dëmshpërblehen gjithsesi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!