Rama në Fier: Biznesi i vogël motor i punësimit dhe i vetëpunësimit

schedule11:37 - 4 Prill, 2021

schedule 11:37 - 4 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier.

Ai deklaroi se biznesi i vogël në Shqipëri është motor i punësimit dhe vetëpunësimit, ndërsa theksoi se sot biznesi i vogël e ka taksën zero.

“Taksa e sheshtë është krijuar për të mbështetur ata që janë më të pasur. Një taksë që mbështet më të fortin dhe më i dobëti le ta gjejë rrugën vetën. Por njerëzit duhet të mbështeten që të rriten. Një fëmijë nuk mund të braktiset rrugë, kështu është edhe një biznes i vogël.

Të nxjerrësh çdo muaj  9 % të fitimit tënd që të çosh Lulin të flejë në kryeministri, kjo është e pakonceptueshme. Sado inat ta kesh Gramoz Ruçin dhe Edi Ramën xhepi yt nxjerr fitimet e tua. Me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin e ke thjeshtë nuk ke qejf ta shohësh ndërro kanal dhe shih “Përputhen”, tha Rama.

Ndërsa u ndal tek pandemia, kryeministri theksoi se vaksinimi do të vazhdojë për të fituar betejën dhe për të dalë nga tuneli i pandemisë.

/abcnews.al/