Rama në ekspozitën e eksodit të 1991: Reflektim mbi emigracionin dhe marrëdhëniet me Italinë

schedule20:52 - 5 Mars, 2021

schedule 20:52 - 5 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama, ka ndjekur nga afër përurimin e ekspozitës së eksodit të 1991 të mbajtur në Itali.

Një moment përkujtimi, tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar e ka vlerësuar Rama hapjen e ekspozitës, ndërsa e konsideron edhe një moment reflektimi për rëndësinë e emigracionit në jetën e qytetarëve shqiptarë dhe marrëdhëniet me Italinë.

Lexo edhe: Rama e nis vizitën në Itali me një kërkesë LIVE për ministrin e Jashtëm: Zgjidhe këtë punë

“Në përurimin e ekspozitës së eksodit 1991, një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve, e në marrëdhëniet vëllazërore me Italinë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

/abcnews.al/