Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Rama në Durrës: Në dalje të dimrit plot 615 pallate do të jenë më të sigurt

schedule14:23 - 18 Nëntor, 2020

schedule 14:23 - 18 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, ditën e sotme është ndalur në Durrës, ku edhe ka ndjekur nga afër procesin e Rindërtimit, për rehabilitimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti.

“Do të bëhet edhe njëherë analiza për të vendosur, nëse do të realizohet ndërtimi nga e para apo do të realizohet një rikonstruksion i thellë. Dhe në rast se do të bëhet nga e para do të bëhet po këtu”, u shpreh Rama.

Gjithashtu ai bën me dije se në dalje të dimrit plot 615 pallate gjithsej, do të jenë shumë më të sigurt, ndërsa shton: “Nuk e besonit, por tani po bëhet avash-avash”.



“458 pallate në shtatë lote, jo vetëm po meremetohen së brendshmi, por edhe po transformohen krejt mjediset e brendshme dhe pamja e jashtme e pallateve të hershëm, duke krijuar një atmosferë krejt të re në blloqet e banimit.

Bashkë me 157 pallatet e dy loteve të fundit, në dalje të dimrit plot 615 pallate gjithsej, do të jenë shumë më të sigurt e shumë më të bukur se sa në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar”, shprehet Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!