Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Rama në Barcelonë/ Kryeministri: Marrëdhëniet me Spanjën janë më të mirat ndonjëherë

schedule13:05 - 18 Prill, 2026

schedule 13:05 - 18 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e Katërt për Mbrojtjen e Demokracisë, me ftesë të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.

Rama ndodhet prej dy ditësh në Barcelonë, ndërsa vizitën e nisi me një takim me Dhomën e Tregtisë së Katalonjës.

Ai shkroi se perceptimi për Shqipërinë nga Spanja ka ndryshuar ndjeshëm në pak vite, nga një njollë e errët në destinacion të preferuar turistik.



“Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”, shprehet Rama.

Vizita në Spanjë e kryeministrit Edi Rama vjen pas asaj në Itali në takimin me kryeministren Giorgia Meloni.

Në kuadër të Samitit, Rama do të zhvillojë takime bilaterale me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!