Rama ndryshon drejtuesin e administratës tatimore

15:28 | 15/07/201915:280

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar drejtuesin e tatim-taksave me pretendimin se nuk janë arritur rezultatet e kërkuara. Të njëjtin fat do të pësojnë të gjithë ata përfaqësues të administratës tatimore që po kontribuojnë në rikthimin e fenomenit të korrupsionit ka paralajmëruar kryetari qeverisë.

E hoqi se nuk dha rezultat e në vend të Enton Duros administrata tatimore do të drejtohet nga Delina Ibrahimaj tek e cila pritshmëritë e kryeministrit duken të larta.

“Kemi vendosur të ndryshojmë drejtuesin e përgjithshëm dhe zonja Ibrahimaj që deri dje ka drejtuar INSTAT-in, do të drejtojë Tatimet. Ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh në të gjithë hierarkinë”.

Ish-drejtoreshës së INSTAT i kërkoi formalizim të tregut e ndëshkim të atyre që nuk lëshojnë fatura tatimore.

“1574 subjeket vetëm në vijën bregdetare janë të regjistruara në booking, por a janë të gjithë deklarues në Tatime? Çfarë domethënë që të dihet shifra nga booking dhe të mos dihet nga Tatimet se ku janë këta. Masat që legjislacioni parashikon për çdo biznes që nuk punon rregullisht me faturat përkatëse janë të atilla që nuk ia vlen aventura e moslëshimit të faturës”.

Luftë i ka shpallur qeveria korrupsionit, por duket betejë e humbur me vendosjen e kasave fiskale.

“Si mundet të pranohet sot të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese që figurojnë aktive nga 112 mijë të tilla. Kujt i kërkohet përgjegjësia çdo ditë lidhur me këtë? kush i mbulon në territor këto pika të kuqe alarmi dhe si mundet që të gdhijë dita e re, java tjetër, muaji tjetër, dhe këto pika të kuqe alarmi të mbeten të kuqe? Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten”?

Duke i kujtuar ligjin kryeministri kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të tatimeve për të ndaluar fenomenin e korrupsionit që sipas kryeministrit është rishfaqur përsëri.

“Në Sarandë ka apartamente që reklamojnë çmime deri në 550 euro nata. Si mundet që për këto apartamente mos të ketë kontribute në tatime. Skemat e mashtrimit me TVSH-në tek ndërtimi janë zbuluar dhe janë goditur, por nuk janë eliminuar, vazhdojnë”.

Kryeministri Rama njoftoi se do të nisin konsultimet publike për një sistem të dixhitalizuar të faturave tatimore, përmes së cilit do të ketë kontroll në kohë reale të tyre./ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono